Bregu: I ofruam opozitës shumicën në komisionin hetimor
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dje në takimin BE- Shqipëri se maxhoranca i ofroi opozitës plotësimin e të gjitha kërkesave të saj të ligjshme. "Ju garantoj se shumica parlamentarëve ka demonstruar që është e gatshme të përmbushë çdo kërkesë të ligjshme të opozitës, duke pranuar t'i japë shumicën në Komisionin Parlamentar për hetimin e zgjedhjeve, si një shprehje e qartë e vullnetit dhe angazhimit politik", tha Bregu. Sipas saj "Por respektimi i shtetit të së drejtës nuk mund të nëpërkëmbët nga kompromisi politik. Një akt i tillë do të minonte rëndësojnë e vetë shtetit të së drejtës dhe do të kërcënojnë pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri".