E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kryeministri i shmanget përballjes me faktet”

Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist, Valentina Leskaj, ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha për shmangien nga detyrimi për t iu përgjigjur kërkesës së opozitës për të dhënë shpjegime mbi akuzat që i janë drejtuar qeverisë dhe personalisht atij. Leskaj ka theksuar se praktika e ndjekur nga kryeministri Berisha për t iu shmangur përgjegjësisë së tij dhe shqetësimeve të ngritura nuk ka asgjë të përbashkët me praktikën e vendeve dekmokratike që janë anëtare të NATO-s. “Kryeministri nuk erdhi të flasë për NATO-n, por për të bërë përpjekje për të ndryshuar atmosferën e krijuar në Parlament”, - tha ajo duke shtuar se Kryeministri, në radhë të parë, duhet t u përgjigjet deputetëve për akuzat e bëra nga opozita. “Nuk di se sa serioz jeni me NATO-n, për sa kohë mund të them se reformat janë bllokuar dhe se Parlamenti është i dhunuar, sepse deputetëve të opozitës nuk u është dhënë e drejta e fjalës dhe nuk e di nëse ka ndonjë vend anëtar të NATO-s, ku opozitës nuk i jepet e drejta e fjalës, ku Parlamenti nuk moderohet, por sundohet", - tha Leskaj. Ajo pohoi se reformat nuk mund të bëhen dhe të pranohen vetëm, kjo opozitë nuk mund të pranojë dhe nuk do të pranojë të bëhet koperturë, as në Parlament dhe as jashtë tij, për sa kohë ju dhunoni fjalën e tyre dhe kërkesat e opozitës. PS ka reaguar dhe idhur me akuzat e Berishës për lidhjen e Pandeli Majkos me abuzimet në rrugën Durrës-Kukës. “Kryeministri nuk i heq dot Pandeli Majkos meritën e ideatorit dhe filluesit të punimeve për rrugën Durrës–Kukës, e cila ka qenë dhe është për ne socialistët, një arterie jetike për kombin shqiptar. Aty ku ne nuk mund të pajtohemi kurrë me Kryeministrin është fakti i hidhur se, sipas nesh, me fondet që janë grabitur nga buxheti i nxjerrë për rrugën Durrës–Kukës, mund të bëhej edhe Rruga e Arbërit, kurse sipas Kryeministrit, flamuri i patriotizmit është mbulesë e mjaftueshme për korrupsionin shtetëror”, - tha zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli,
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›