Falsifikatorët e patentave, dy muaj në përgjim
Autori i Lajmit: red.
Të dyshuarit për falsifikimin e lejeve të qëndrimit në Itali dhe lejeve të drejtimit të mjetit ishin vënë nën hetim nga prokuroria dy muaj më parë. Tetë personat e arrestuar gjatë operacionit "Trekëndeshi" për një sërë falsifikimesh, ishin vënë nën hetimin e policisë dhe Prokurorisë së Tiranës pas denoncimeve të qytetarëve të dëmtuar. Burime pranë grupit hetimor të ngritur në Prokurorinë e Tiranës bënë të ditur dje se hetimet ndaj të pandehurve të këtij operacioni morën shkas nga bllokimi nga shërbimet e policisë të disa lejeve për drejtim mjeti, që rezultuan të falsifikuara. Sipas të njëjtave burime, mësohet se fillimisht procedurat hetimore nisën me mbledhjen e informacioneve për zbulimin e autorëve përgjegjës. Hetimet mbi këtë çështje u finalizuan para katër ditësh me arrestimin 8 personave si dhe sekuestrimin e një sërë dokumentesh të falsifikuara. Në prangat e operacionit "Trekëndëshi" përfunduan shtetasit Edmond Apostoli, 48 vjeç, Ilir Fusha, 53 vjeç, punonjës pranë një shtypshkronje në Tiranë, Mariglen Nikaj, 58 vjeç, Pirro Vasil Kosta, 48 vjeç, Avni Sinameta, 27 vjeç, Menduh Koçi,45 vjeç, Artur Tahiri, 37 vjeç, Julian Gina, 38 vjeç, pronar i një lokali në Golem, të cilët akuzohen për "falsifikim të dokumenteve zyrtare", "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", "prodhim të mjeteve për falsifikim", të kryera në bashkëpunim. Të njëjtat burime pohuan se dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin kriminal, i shtrirë në qytetet Tiranë, Durrës, Shijak dhe Kavajë, duke arritur marrjen e shumë porosive nga shtetas të ndryshëm për pajisjen e tyre me dëshmi aftësie të tipive të reja për drejtimin e automjetit, për pajisjen me leje qëndrimi italiane të falsifikuara, kundrejt shumës prej 500 euro për pajisjen me një leje qëndrimi italiane dhe 150 euro për pajisjen me një dëshmi aftësie të drejtimit të mjetit. Ndërkohë mësohet se hetuesit janë duke punuar për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008