“Pensionet false”, mblidhen dëshmitë e përfituesve
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Personat që kanë përfituar pension nga falsifikimi i dokumenteve po merren në pyetje nga organi i akuzës. Hetimet në lidhje me falsifikimin e të paktën 200 pensioneve kanë çuar në mbledhjen e dëshmive të përfituesve. Bëhet fjalë për individët, të cilët me anë të falsifikimit të moshës apo të viteve të punës kanë marrë pension duke shkeluar ligjin. Ndërkohë që hetimet kanë përfshirë edhe ish-punonjës të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, të cilët mendohet se kanë favorizuar individë të caktuar në marrjen e pensionit të pleqërisë.
Hetimet
Ka shkuar në 200 numri i dosjeve të marra në shqyrtim gjatë këtij viti nga Prokuroria e Tiranës lidhur me abuzimet me pensionet e pleqërisë. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se dosjet në fjalë u përkasin personave të ndryshëm, të cilët dyshohet se kanë përfituar pension pleqërie përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe mashtrimit me vjetërsinë e punës. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se dokumentet shkresore të këtyre dosjeve po u nënshtrohen ekspertizave përkatëse, të cilat në shumë raste kanë provuar falsifikimin e dokumenteve me qëllim përfitimin e pensionit të pleqërisë. Ndërkohë grupi i hetimit po merr në pyetje personat e dyshuar për përfitim pensioni në mënyrë të paligjshme. Hetimet kanë përfshirë edhe ish-punonjës të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, të cilët mendohet se kanë favorizuar individë të caktuar në marrjen e pensionit të pleqërisë. Hetimet në lidhje me falsifikimin e pensioneve janë përqendruar nga viti 1998, kohë kur janë evidentuar shkelje me procedurat e dhënies së miratimit për pension pleqërie dhe deri tani.
Pak kohë më parë janë sekuestruar 200 dosje në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Në të gjitha këto dosje, ku individë të ndryshëm kanë përfituar pension, janë kryer shkelje dhe falsifikime dokumentesh. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim i gjerë ndaj disa personave, mes tyre edhe ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, pasi dyshohen për disa akuza, si “mashtrim nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve” dhe “vënie në përdorim të dokumenteve të falsifikuara”. Ndërkaq, deri më tani janë vënë nën hetim 11 persona, disa prej të cilëve funksionarë të minierës së Kërrabës, dhe ish-funksionarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se persona të ardhur nga rrethe të tjera të vendit dhe Tirana, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë përfituar pension të pamerituar, duke u paraqitur si ish-punonjës të minierës së Kërrabës, dhe kanë përfituar këtë pension qysh nga viti 2000, duke i sjellë shtetit dëme të konsiderueshme monetare.
Arrestimet
Përveç dëshmive të përfituesve që pritet të hedhin më shumë dritë mbi skemën e manipulimit, për llogari të këtyre hetimeve janë vënë në pranga disa persona, mes tyre edhe ish-drejtues të minierës së Priskës, të akuzuar për abuzime me pensionet e pleqërisë.
Falsifikimet në minierën e Kukësit
Rreth 120 ish-minatorë të rrethit të Kukësit janë denoncuar deri tani në Prokurorinë e këtij rrethi për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare me qëllim përfitim pensioni. Burime nga Drejtoria rajonale e Sigurimeve Shoqërore bëjnë të ditur se në jo pak raste skema e sigurimeve shoqërore është kthyer në strehë të përfitimit korruptiv të të ardhurave nga persona të ndryshëm. Një gjë e tillë është evidentuar veçanërisht pas kontrollit të ushtruar ndaj gjithë dokumentacionit të dosjeve të ish- minatorëve të rrethit të Kukësit. Burimet saktësojnë se pjesa më e madhe e dokumentacioneve për pension ka rezultuar me probleme. Sipas të njëjtave burime, mësohet se hetimet kanë çuar dhe në pezullimin e 207 dosjeve të tjera me të cilat dyshohet se janë kryer shkelje, pasi deri tani rezultojnë me mangësi. Burime zyrtare nga prokuroria e rrethit pohojnë se "hetimi i personave të akuzuar po kryhet në gjendje të lirë.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008