E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD: Mazhoranca e painteresuar për ish-të përndjekurit politik

Partia Socialdemokrate reagoi dje në lidhje me ligjin për ish-të përndjekurit politikë.Gjatë një konference për shtyp, në Selinë e PSD, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Diana Çuli, tha se mazhoranca solli edhe një herë në Kuvend një projektligj, i cili dëshmon se,  kjo mazhorancë nuk është aspak e shqetësuar për të kompensuar të përndjekurit politikë, por i përdor këta të fundit për propagandë dhe për fushatë elektorale. Sipas Çulit, ky projektligj i fut në një kategori patriotët e intelektualët e ndershëm të dënuar nga diktatura, me bashkëpunëtorët e fashizmit dhe të nazizmit. Kuvendi miratoi në parim dhe nen për nen disa ndryshime në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", ndërkohë që votimi në tërësi do të bëhet në séance e ardhshme. Opozita nuk mori pjesë në votim në shenjë kundërshtimi ndaj projektit të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›