E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha, presion institucioneve”

 

Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, akuzoi Kryeministrin Berisha për presion dhe shantazh ndaj institucioneve kushtetuese përmes ligjit të “Dosjeve”. “Zamir Shtylla dha dorëheqjen. E dha dorëheqjen për arsye se ndaj tij është ushtruar një presion i madh, jo vetëm psikologjik, por është për t’u çuditur që ky prokuror që ishte kryehetues i çështjes së Gërdecit, nuk është i aftë për të qëndruar dhe për të bërë detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme, por qenka i aftë për t’u bërë prokuror në rrethin e Elbasanit. Atëherë çfarë ndryshoi nga akuzat që bëhen ndaj këtij personi?”, Sipas tij, “ky ishte një presion për t’i hequr nga duart çështjen e hetimit të Gërdecit”. Duke folur për nivelin e korrupsionit në administratën shtetërore, Milo tha se prapa shkarkimeve të krerëve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave fshihen afera korruptive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›