E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Obama, përkthim i korruptuar”

 

Drejtuesi i PS ’91 përshëndeti dje zgjedhjen e presidentit amerikan Barak Obama, duke komentuar deklaratat e politikanëve shqiptarë, të frymëzuar nga fenomeni dhe fjalimi Obama. Sipas Koçit, Obama u përkthye në mënyrë të korruptuar. “Kur Obama thotë: ‘...ata që u ngjitën në pushtet përmes korrupsionit e mashtrimit, apo mbytjes së mendimit ndryshe, ta dinë se janë në anën e mbrapshtë të historisë’, do të thotë se nuk është zëdhënësi i politikanëve tanë që mendimin dhe alternativën ndryshe e mbysin me ligje, dhe politikanët tanë të mirarmatosur nuk janë zëdhënësit e tij”, u shpreh Koçi. Kreu i PS ’91 tha dje se, “Obama u zgjodh, nuk u emërua”. “Obama fitoi votat e amerikanëve. Nuk e bëri përmes pazarit politik me kodin elektoral. Obama e meritoi mandatin e Presidentit të SHBA. Nuk rrëmbeu paraprakisht KQZ–në”, tha Koçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›