Berisha, presion mbështetësve të Topit
Kryeministri Sali Berisha i rrëmben mbështetësit në Partinë Demokratike Presidentit Bamir Topi. Përpilimi i listave për deputetët e ardhshëm të PD-së, bashkë me "tradhtinë" ndaj ish-kryetarit të grupit të PD-së, treguan edhe më të fortin në garën e brendshme të selisë blu. Burime pranë Partisë Demokratike kanë bërë me dije se kryeministri Berisha ka ushtruar shantazh për të mbajtur një qëndrim sa më strikt konform selisë blu, duke kërkuar nga deputetët të mbrojnë interesat e saj në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Kryeministri Berisha ka shuar çdo zë oponent brenda Partisë Demokratike, duke përdorur si presion listat e deputetëve dhe duke treguar në këtë mënyrë se arrin të mbajë nën kontroll klanet brenda partisë së tij. Ndarja provizore që është bërë nga selia blu për të përgatitur terrenin e fushatës së PD-së ka sfumuar një pjesë të mirë të demokratëve, të njohur ndryshe si mbështetës të Bamir Topit, duke privuar "servilët", të cilët thonë vazhdimisht se gjërat shkojnë vaj në Partinë Demokratike dhe në kabinetin qeveritar blu. Kodi i ri Elektoral do të rregullojë edhe raportin e numrit të deputetëve me numrin e zgjedhësve, por, nga ana tjetër, pritet të acarojë marrëdhëniet brenda së djathtës. PD-ja, veç rivalitetit brenda llojit të saj, duhet të përballet edhe me sfidat e aleatëve që kërkojnë qershinë në tortën elektorale. Ujërat e turbullta në selinë demokrate priten të kthehen në të pista në muajt në vazhdim. Rikthimi i Pollos, me gjithë kundërshtimin dhe pakënaqësitë në kampin demokrat, ka qenë një formë tjetër presioni në partinë më të madhe të vendit, ku duket qartë që vendimet nuk janë në dorë as të deputetëve demokratë, as në dorë të Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozit, as në dorë të Kryeparlamentares, Jozefina Topallit e as në dorën e Kreut të Shtetit, Bamir Topit, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbatojnë ligjin e nxjerrë nga kryeministri Berisha. Joshje dhe presion duket se do të jetë stili që demokratët do të ndjekin në fushatën e nxehtë të vitit 2009, ku ndryshe nga herët e tjera, deputetët aktualë nuk e dinë as se si do të jetë fillimi i garës, që do të përkojë me përpilimin e listës paraprake të ligjvënësve të ardhshëm, ndërsa fundi ngelet gjithmonë në dorën e elektoratit. PD-ja po mundohet të joshë sa më shumë të larguarit vite më parë nga partia, për të rregulluar imazhin e shtuar elektoratin, si dhe të ushtrojë presion për të pabindurit që nuk e tradhtuan kurrë partinë e tyre. Megjithëse praktika në selinë blu ka treguar se bindja dhe respekti krijohen në formën e presionit, edhe këtë herë tradita nuk do të ndryshojë. Emrat surprizë nuk do të mungojnë as në kryesimin e listës së deputetëve demokratë, të cilët do të vijnë nga fushat publike dhe që janë mjaft të njohura për opinionin publik. Selia blu nuk preferon të zbulojë sekretin e emrave, pasi për momentin është duke barometruar peshën e deputetëve aktualë dhe pozicionin që ata do të kenë në zgjedhjet e qershorit 2009-të.
Selia blu, me sytë nga të huajt për fushatën elektorale
Lista përfundimtare e deputetëve del në maj të 2009-ës
Partitë politike janë vënë në punë për të përpiluar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit 2009-të. Afati përfundimtar për dorëzimin e listave për deputetë pritet të jetë muaji maj i vitet të ardhshëm, ndërkohë që angazhimi i tyre në tremujorin e parë të 2009-ës do të na tregojë fare mirë se cilët do të jenë figurat që do shohim edhe për 4 vitet e ardhshme. Në planin e organizimit të fushatës zgjedhore, demokratët janë shpërndarë në të gjithë vendin për të monitoruar terrenin dhe studiuar kapacitetet e punës së tyre gjatë këtyre viteve në pushtet. Përfaqësuesit e organizativ të PD-së kanë sqaruar se po punohet për ngritjen e shtabeve jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe, për të përpiluar programet zgjedhore, ku nuk do të lihen pas dore edhe ekspertët ndërkombëtarë. Fushata e suksesshme e BG&R në 2005-ën, ka drejtuar strukturën organizative të PD-së në kërkim të alternativave të suksesshme, ku në qendër të vëmendjes janë ekspertët e huaj. Listat e deputetëve aktivizojnë gjithashtu edhe grupin e servilëve brenda kampit blu. Deputetët ngushtojnë sa më shumë marrëdhëniet me pikat kyçe që lidhen drejtpërdrejt me Kryeministrin Berisha, të cilët kanë mundësi ta shikojnë vetëm në mbledhjen e grupit parlamentar.
Grupi i PD-së
Mbledhjeve të grupit demokrat u mungon debati konstruktiv
Berisha luan "macja me miun" me deputetët
Edhe pse punët nuk janë aspak të qeta në kampin blu, doza e humorit, si për kryetarin e partisë, ashtu edhe për deputetët, vazhdon të mbetet e lartë. Ndonëse në pozicion më komod se sa deputetët, shefi i qeverisë i ka lejuar vetes edhe disa batuta që janë vënë re në mbledhjet e grupit parlamentar. Për të vënë në siklet deputetët e tij dhe për të treguar se ai ka nën kontroll gjithçka ndodh brenda së djathtës, Berisha, në një nga mbledhjet e radhës, i ka etiketuar indirekt deputetët në derra. Ndonëse në pamje të parë u duk sikur batuta kishte lidhje me ministrin e Bujqësisë, në të vërtetë kambanat binin për deputetët e tjerë. Në fund të mbledhjes së grupit, Berisha, duke qeshur, i është drejtuar ministrit Gjana, duke iu shprehur se "çfarë është bërë me ata derrat e ngordhur në Patos". Batuta u përdor si shenjë për t‘u treguar ligjvënësve demokratë se në mbledhjet e grupit parlamentar nuk duhet diskutuar vetëm për inaugurime rrugësh dhe infrastrukturën e vendit, por edhe për problemet e brendshme të së djathtës. Kryeministri ka kërkuar nga deputetët që të jenë më aktivë dhe më konkretë në vitin elektoral, në mënyrë që PD-ja të sigurojë një mandat të dytë, duke qenë më reale dhe më afër elektoratit.
Përplasja PD-aleatë
Demokratët, kundër aleatëve: Jo në listat tona
Ligjvënësit demokratë i kanë bërë presion kreut të mazhorancës, që të mos lërë shumë hapësira të pamerituara për përfaqësuesit e partive aleate, duke paralajmëruar pakënaqësi edhe për listat shumemërore për kandidatët për deputetë. Në një nga mbledhjet e grupit, deputetët kërkuan që Berisha të mos lejonte marrjen e posteve të larta në qeverisjen qendrore nga aleatët e PD-së. PD-ja kërkon që ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të kryhen në favor të fitores të sa më shumë kandidaturave të PD-së, duke përdorur edhe lista të mbyllura që lënë jashtë kandidaturat e partive aleate. Në PD nisin ethet se cilët do të jenë deputetët e ardhshëm që do të përfaqësojnë siglën blu në Parlament. Listat e deputetëve në zgjedhjet e qershorit 2009-të priten që të ngrenë temperaturën e debatit brenda Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Deputetët e PD-së fillojnë të mendojnë se selia blu ka mjaft figura të duhura për t‘u përfaqësuar në zgjedhjet e ardhshme dhe se nuk duhet t‘i privojë ato për t‘u siguruar aleatëve demokratë disa karrige në Kuvend.
Pozicioni dhe imazhi në rënie të aleatëve i ka detyruar këta të fundit të përdorin presionin për të siguruar disa vende të sigurta në Kuvend. Kodi i ri Elektoral është një tjetër çështje që i jep avantazh më të madh dy partive më të mëdha, ndërkohë që partitë e vogla ngelen në "mëshirën" e lidershipëve të koalicionit ku bëjnë pjesë. Listat e mbyllura kryesisht anatemohen, pasi rrisin ndjeshëm rolin e strukturave drejtuese të partive politike, apo liderit të partisë dhe e ulin mundësinë e zgjedhësit për të dhënë preferencën, pasi lista përcaktohet nga lideri i partisë.
Kriza institucionale
Marrëdhëniet e brishta Berisha-Topi
Vazhdojnë të jenë të ftohta marrëdhëniet mes kreut të shtetit dhe Kryeministrit. Beteja politike e dy institucioneve më të rëndësishme të shtetit, ka bërë që drejtuesit e tyre, Berisha dhe Topi, t‘i shtojnë njëri-tjetrit vështirësitë për gjuhën e bashkëpunimit. Marrëdhëniet Topi-Berisha kanë kohë që janë të brishta dhe mosmarrëveshjet mes dy drejtuesve të lartë të shtetit nuk janë më probleme brenda partisë, por probleme mes dy institucioneve, që herë pas here kanë sjellë një konflikt të hapur mediatik. Kthimi mbrapa nga PD-ja për emrat e parë të 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë ka treguar hapur përplasjen e madhe mes Presidentit dhe Kryeministrit. Deputetët që ndihmuan Bamir Topin drejt karriges presidenciale janë treguar të pafuqishëm për të sfumuar zërin e mazhorancës, duke kthyer mbrapa dekretet. Vlen të theksohet se Kryeministri nuk ka lënë pa hedhur shashkën e radhës në drejtim të institucionit më të lartë të vendit. Brishtësia e marrëdhënieve Berisha-Topi duket se do ta vështirësojë akoma më shumë pozicionin e PD-së me Presidentin, të cilin e rekomandoi vetë dhe që ishte gati të shkonte edhe në zgjedhje të parakohshme.