E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetë apo gangsterë? Si parkojnë ata që bëjnë ligje

As në rrugë, as në trotuar. Mbetet të fluturosh". Kështu shprehet
një qytetar, teksa kalon në rrugën para hyrjes së Kryesisë së Kuv
endit të Shqipërisë. Makinat e shumta të "baballarëve" të kombit,
nuk kursejnë aspak hapësirën e rezervuar për kalimtarët. Shkelja e parë
e tyre është fakti se udhëtojnë në dy drejtime, teksa në atë pjesë rrugë
lejohet vetëm një sens kalimi. Por, sa mbyllim sytë për këtë "mëkat" të
vogël të deputetëve, ata avancojnë edhe më tutje. Ju marrin qytetarëve
hapësirën e trotuareve, duke pretenduar se janë "zotër" të këtij vendi dhe
mund të bëjnë çfarë të duan. Një situatë e tillë në ambientet rreth Kryesisë
së Kuvendit të Shqipërisë është e përditshme. Në këtë faqe janë vetëm
disa prej fotove që gazeta "Shqip" ka realizuar gjatë një monitorimi prej
mëse një muaji. Nëse ecim me logjikën se te deputetët dhe zyrtarët e lartë
shohim fytyrën e një shteti, shembulli që ata japin është skandaloz.
Qytetarët e thjeshtë, të cilëve u kërkohet të respektojnë Kodin Rrugor, kanë
shansin të shohin se pikërisht ata që bëjnë ligjet i shkelin të parët. Madje,
këtë e bëjnë në mënyrë krejt vulgare. Në pak raste sheh makina deputetësh
që respektojnë semaforët, aq më pak vijat e bardha apo vendet
e parkimit. Policia e qarkullimit rrugor është krejt inekzistente në këtë
shfaqje të turpshme. Por, më keq se kaq, prezenca e policëve rrugorë është
edhe më e ulëritëse. Të pafuqishëm për të vënë rregull, njësoj si qytetarët
e thjeshtë, mbetet vetëm të shohin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›