Greqi, votëbesohet me 255 vota "pro", qeveria e Papadhimos
ATHINE - Parlamenti grek më një shumicë të gjerë i dha sot besimin qeverisë së Lukas Papadhimos.
Votuan pro qeverisë së re 255 deputetë, ndërsa 33 të tjerë votuan kundër. Në votim morrën pjesë 293 deputetë.
Përvec deputetëve të Partisë Komuniste dhe SYRIZA-s, votuan kundër edhe dy deputetë të PASOK dhe një i Demokracisë së re, të cilët kishin deklaruar më parë se nuk do ta jepnin votën e besimit për qeverinë.
Një nga deputetët e PASOK deklaroi si arsye për votën kundër, faktin që në qeveri marrin pjesë ekstremistët e LAOS.
Para votëbesimit të qeverisë, kryeministri Lukas Papadhimos mbajti një fjalim, ku përsëriti qëndrimin e tij se "Greqia duhet të mbetet në eurozonë".
“Zgjidhje magjike nuk ka. Puna që na pret është jashtëzakonisht e madhe në raport me kohën që kemi në dispozicion, ndaj nuk duhet të krijohen iluizione për atë që do të bëjë kjo qeveri”, tha Papadhimos.
Ai shprehu optimizëm se Greqia mund të menaxhojë dhe realizojë objektivat e saj, të cilat janë lirimi i menjëhershëm i këstit të gjashtë, me kusht që të plotësohen vendimet e marrëveshjes së 26 tetorit, ratifikimi i marrëveshjes së kredisë dhe hartimi i projektbuxhetit të vitit 2012.
Kryeministri bëri thirrje që të gjithë të kontribuojnë për vendin, në përshpejtimin e reformave, zbatimin e masave të miratuara dhe privatizimin.
Votat pro qeverisë, u paraprinë nga deklaratat mbështetëse të krerëve të grupeve parlametare të PASOK Jorgos Papandreu, atij të Demokracisë së re Antonis Samaras dhe të LAOS Jorgos Karatzaferis, ndërkohë që kritika të ashpra erdhën nga kryetarja e komunistëve dhe i partisë SYRIZA.
Pas votëbesimit nga Parlamenti, qeveria e re ka kompetencat e plota për të nisur nga puna, ndërkohë që janë të shumta dhe të vështira sfidat që ka përpara.
Këtë fundjavë mbërrin në Greqi misioni i Treshes për negociatat me qeverinë, ndërsa Papadhimos të hënën udhëton në Bruksel për takime me Barroson dhe Van Rompuy.
Emergjent është lëvrimi këstit të gjashtë, pasi sic u pranua edhe zyrtarisht, nëse paratë nuk disbursohen, shteti nuk ka para të paguajë pagat dhe pensionet e muajit dhjetor.