E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Menaxhimi i integruar dhe kufijtë 2 cështje të ndryshme

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e sotmë të qeverisë kërkoi që të bëhet dallimi mes menaxhimit të integruar dhe çështjes së kufijve.

Shefi i qeverisë kosovare theksoi se është fakt i ditur që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, prandaj është qesharake, sipas tij, kur njerëzit japin deklarata për kufijtë pa bërë dallimin mes të asaj që quhet menaxhim i integruar i kufirit dhe çështjes së kufijve në tërësi.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Thaçi përsëriti edhe një herë fqinjësinë e mirë që Kosova ka me vendet e rajonit dhe të njëjtin sipas tij do ta ketë edhe me Serbinë, raporton Telegraf.

Në këtë takim të kabinetit qeveritar, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, foli për dialogun me Serbinë, që sipas saj do të fillojë shpejt.

Trysnia e BE-së mbi Beogradin, sipas Tahirit, do ta përshpejtojë këtë proces i cili temë të parë do ta ketë pikërisht menaxhimin e integruar të kufijve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›