Durrës, vdekja e volejbollistit, arrestohen 2 mjekë
DURRES - Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për mjekët Dalip Çela dhe Nuri Qyra, të akuzuar për mjekim të pakujdesshëm të volejbollistit Juxhin Guza, i cili humbi jetën në spital, dy muaj më parë.
Policia e Durrësit bëri të ditur se mjekët akuzohen për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm, duke i shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin shtetasit Juxhin Guza.
“Gjykata e Rrethit Durrës përcaktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj dy mjekëve Dalip Çela, 54 vjeç, banues në Durrës, mjek Kirurg pranë Spitalit Rajonal Durrës dhe Nuri Qyra, 51 vjeç, banues në Durrës, mjek Reanimator pranë Spitalit Rajonal Durrës”- bëri të ditur zëdhënësja e policisë.
25-vjeçari Juxhin Guza, humbi jetën në spital më 13 shtator, pasi u qëllua me thikë nga persona të panjohur, në hyrje të pallatit të tij.
Policia e Durrësit vijon hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes, duke lënë në dispozicion të personave që posedojnë informacione të sakta mbi autorësinë e saj shumën prej 30 mijë eurosh. Me qëllim garantimin e anonimatit, këto informacione mund t’i besohen drejtuesve të Policisë Qarkut Durrës në numrat 0694102987 dhe 0694102733.
(er.nu/BalkanWeb)