65-vjetori i Postribes kryengritja e pare antikomuniste

Kryengritja antikomuniste e Postribës ka qenë në fokusin e akdemikëve shqiptarë, të cilët në prag të 65 – vjetorin e saj mbajtën disa kumtesa shkencore për këtë lëvizje demokratike. Akademikët dhe studiuesit risollën vlerat demokratike të kësaj lëvizje dhe të shkodranëve. Lëvizja është konsideruar nga akademiku Kolec Topalli, si nga më të rëndësishmet drejt rrugës së demokracsë. Ai njëheresh në kumtesën e tij e konsideroi dhe si një nga ngjarjet më të dhimbshme, pasi diktatura komuniste vrau gjatë përleshjes 21 burra, si dhe pushkatoi më pas pa gjyq 19 të tjerë.
“Shtypja u shoqërua një terror të pashembullt. Shkodra dhe Postriba edhe kësaj rradhe ranë martire. Shkodra numëronte vetëm 11 burgje të krijuara vetëm për këtë rast. Me këtë terror diktatura donte të hakmerrej me Shkodrën për shpirtin e saj liridashës, për rezistencën që i kishte bërë komunizmit. Përsëri, Shkodra dha e para kushtrimin kundër diktaturës në vitet ’90. Përsëri rrugët e Shkodrës u lanë me gjak të pafajshëm të 4 dëshmorëve të demokracisë”-tha Topalli.
Kryengritja e armatosur e 9 shtatorit të vitit 1946 në Postribë të Shkodrës është vlerësuar si e para kryengritje antikomuniste në të gjthë vendet e Europës Lindore. Qëllimi i kryengritjes ishte, që pasi të merreshin në zotërim pikat kryesore të pushtetit lokal në Shkodër, ti drejtoheshin Tiranës për clirimin e vendit nga forcat komuniste. Por kryengritja e Postribës dështoi për shkak të mungesës së organizimit.
Julia Bardhushi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 08 shtator 2011 )