E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për pronën, qëllon të vëllanë, e lë për të vdekur

Elbasan- Një 40 vjeçar ka qëlluar me çifte të vëllanë pas një grindjeje për një copë tokë në një fshat të Elbasanit. Ngjarja e rëndë është regjistruar dje në fshatin Jakodinë të Elbasanit. Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim 40-vjeëarin Bujar Eshja, i cili për motive pronësie ka qëlluar me armë zjarri tip çifte kundër vëllait të tij Artur Eshja, 37 vjeç. Pasi ka menduar se e ka vrarë vëllanë, autori është larguar nga banesa në drejtim të paditur. Ndërkohë 37-vjeçari është dërguar nga familjarët në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku i është nënshtruar një ndërhyrje të gjatë kirurgjikale. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë për shkak të hemorragjisë dhe numrit të madh të saçmeve që ka marrë në trup. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, pasi edhe më parë dy vëllezërit ishin grindur mes tyre për të njëjtin shkak. Por dje ngjarja ka degraduar me përdorim të armëve të zjarrit, ku vëllai më i madh ka qëlluar për të vrarë më të voglin. Policia është në kërkim të autorit, ndaj të cilit është ngritur akuza e tentativës së vrasjes me armë zjarri. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›