E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown hedh poshtë akuzat për keqtrajtim të stafit

Kryeministri britanik Gordon Brown eshte mbrojtur ndaj akuzave per keqtrajtim te anetareve te stafit te tij sic eshte shkruar ne librin e ri te nje gazetari te Observer Andrew Rawnsley. Ne nje interviste ekskluzive per te përditshmen Independent, Brown saktëson: “Eshte thjesht fallco qe une te kem gjuajtuar ndonjehere dike ne jeten time. Mund te kem bere shaka, por kur behet fjale per akuza te këtij lloji eshte qesharake” deklaroi Brown.

Sipas kryeministrit te tilla akuza jane pjese e nje komploti per ta demtuar ate pak jave para zgjedhjve politike ne nje moment qe ne sondazhet e fundit te publikuara nga “Sunday Times”, Partia Laburiste po redukton disavantazhin përballe konservatoreve te cilet kryesojne. Nese do te votohej sot ato do te merrnin 39% kunder 33% qe do te merrte Partia Laburiste.

Mirepo sot e përditshmja “Observer” insiston dhe publikon faqe te tjera te librit te Rawnsley, "The End of the Party", sipas te cilit Brown, ne veçanti pas anullimit te zgjedhjeve ne vitin 2007, eshte bere me agresiv kundrejt stafit te tij.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›