Berisha pret misionin e ODIHR, garanton zgjedhjet e 8 majit
TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot Misionin e Vlerësimit të ODIHR i cili po kryen një vizitë në Shqipëri me qëllim vlerësimin e nevojave për misionin e ardhshëm të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Kryeministri garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në përmbushjen e misionit të tyre të rëndësishëm. Pasi vlerësoi rolin e OSBE-së dhe ODIHR-it në zgjedhjet e shkuara, Kryeministri Berisha i siguroi bashkëbiseduesit për angazhimin e plotët të tij personal dhe të qeverisë, në përputhje me rolin që i përcakton ligji, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme në përputhje me standardet më të larta të OSBE-së.
Ai theksoi se mazhoranca mbështet çdo përpjekje të mundshme për reformim dhe përmirësim të procesit zgjedhor me kontributin e OSBE-së, në përputhje me rekomandimet e Raportit të OSBE/ODIHR-it.
Përfaqësuesit e ODIHR-it shprehën gatishmërinë për të kontribuar me asistencën e tyre dhe praninë e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Në përfundim, Kryeministri ftoi ODIHR-in të sillte misionin më të gjerë të mundshëm për vëzhgimin e zgjedhjeve, si kontribut për rritjen e transparencës së zgjedhjeve, ftesë e cila u vlerësua nga misioni i ODIHR-it.
(m.a/News24/BalkanWeb)