E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, vrau kunatin në burg burri lirohet e shoqja

KORCE- Gjykata e Korcës vendos masën e arrestit burg për vrasësin e kunatit, ndërsa dha masën detyrim paraqitje për bashkëshorten e viktimës, njëkohësisht motra e të arrestuarit.

Vrasja e Marsel Grabockës, 38 vjeç, ndodhi mbrëmjen e 5 janarit, në lagjen 13 në Korçë. Viktima u gjet nga komshijtë, të cilët kishin dëgjuar krismat e armës së zjarrit dhe pas kësaj lajmëruan policinë.

Në seancën e vlerësimit të masës së arrestiti prokuror i çështjes, Genti Stoja, kërkoi masën burg pa afat për dy të akuzuarit. Sipas akuzës gruaja kishte ndihmuar bashkëshortin e saj për të fshehur provat e krimit. Por sipas avokatit mbrojtës Vasilika Tanço kishte duke larë enët në Kuzhinën e të vëllait kur dëgjoi krismën e armës të të shoqit, i cili në oborrin e shtëpisë kishte vrarë të vëllanë e saj, Marsel Grabocka.

Nga sa është thënë në seancë viktima Marseli u kishte marrë ciftit një shumë prej më tepër se 100 milionë në vlerë monetare parash dhe eurosh dhe se u kishte thënë se nuk do tua kthente më. Kjo ka bërë që mes ciftit dhe biznesmenit të nisë konflikti i cili përfundoi në vrasjen e këtij të fundit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›