Fullani Bankave greke: Mos ndaloni kreditimet
TIRANE- Një delegacion i Departamentit të Mbikëqyrjes të Bankës së Greqisë zhvilloi një vizitë dyditore pranë Bankës së Shqipërisë. Gjatë qëndrimit, delegacioni u takua me guvernatorin Ardian Fullani dhe drejtues të bankave greke që operojnë në Shqipëri. Në këto takime, u diskutua mbi situatën dhe zhvillimet e këtyre bankave dhe tregut në pëgjithësi. Guvernatori Fullani kërkoi që bankat greke të vijojnë kreditimin e ekonomisë pa ulur kujdesin ndaj cilësisë së kredisë, transparencës me klientin në drejtim të kostove, si dhe në drejtim të profesionalizimit të personelit të bankave.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)