Rinas, kapet kosovari Akuzohet për krime në Itali
TIRANE- Një shqiptari nga Kosova i janë vënë prangat në aeroportin “Nënë Tereza”, i njohur dhe si aeroporti i Rinasit, për llogari të drejtësisë Italiane. Policia e Tiranës informon se 32 vjecari Erjon Rexha është arrestuar në aeroport në momentin e hyrjes në Shqipëri, pasi kishte udhëtuar nga Londra.
Gjatë verifikimit në sistemin e Interpolit, nga shërbimet e policisë, ka rezultuar që ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Interpol Roma kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar djaloshin nga Prishtina pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin Nr. 6540/2006, datë 17.10.2006, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprat penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”, “trafikimi i narkotikëve (kanabis)” dhe “fallsifikim dokumentash”.
Policia sqaron se arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë ku do të vuajë dhe dënimin për veprat kriminale për të cilat akuzohet. Ndaj të riut kosovar është marrë dhe masa e arrestit.
(s.g/BalkanWeb)