E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidët: Qeveria të na plotësojë kërkesat për mbijetesë

Të mbetur të dëmtuar përjetë para dhe tetraplegjitë, protestojnë sërish për përmbushjen e kërkesave që do tu garantonin mbijetesën. Ndër kërkesat që ata i adresojnë qeverisë përfshihet edhe sigurimi i një kujdestari që do të mundësonte një trajtim më të mirë të kësaj shtrese. 

TIRANE- Para dhe tetraplegjitë kanë protestuar sërishtë sot në Bulevardin kryesor të Tiranës. Duke përsëritur kërkesat e vazhdueshme të tyre qeverisë, për më shumë të drejta dhe një trajtim më të mirë. Janë gjashtë kërkesa që i drejtohen qeverisë, kërkesa të cilat sigurojnë vetëm mbijetesën e këtyre njerëzve, shumica të dëmtuar përjetësisht nga aksidente në punë.

Para dhe tetraplegjitë, kërkojnë rritjen e paketës higjeno sanitare me vlerën e 30 mijë lekëve në muaj, sigurimin e një kujdestari, heqjen e karburantit me 80 litra në muaj qofte kjo në fomën e tollonit apo te shumës kesh, si dhe sigurimin e banesave falas. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›