Grabitet me armë nga persona të maskuar filiali i një banke në Tiranë

Filiali i një banke të njohur në Tiranë, është grabitur para pak minutash me armë dhe maska, afër zonës së Unazës tek rruga “Bardhyl”. Lajmin e konfirmoi zyrtarisht një burim zyrtar i policisë së Tiranës ndërsa gazetari ynë në vendngjarje, po mbledh dëshmitë. Zyrtari i policisë së Tiranës tha se “është grabitur një shumë ende e papërcaktuar saktësisht nga sporteli i një prej filialeve të Raiffeisen Bank në kryeqytet, pranë zonës së unazës tek rruga Bardhyl”. Policia dyshon se një person i vetëm ishte ai që hyri në bankë i maskuar, urdhëroi sportelisten që të dorëzojë paratë që ndodheshin në kasë dhe u largua menjëherë, duke qëlluar madje një plumb në ajër, në ikje e sipër. Besohet se i dyshuari është ndihmuar nga bashkëpunëtorë të tjerë. Dëshmitarët, paraprakisht thonë se i dyshuari u largua nga rrugicat duke vrapuar, pa e hequr maskën dhe duke e mbajtur sërish në gatishmëri armën e tij....