E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret te zgjedhurin e Rames Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka pritur dje, ne zyren e tij, Avokatin e ri te Popullit, Igli Totozani, i ardhur ne kete detyre pas zgjedhjes se bere nga kryetari i PS-se, Edi Rama dhe konsensusit te dhene nga mazhoranca. Megjithese Totozani nuk ishte nje nga figurat me te vleresuar nga mazhoranca, kjo e fundit i ka dhene voten ne Kuvend pa asnje debat, duke respektuar keshtu marreveshjen e bere me opoziten, per t'i lene zgjedhje te lire per postin e Avokatit te Popullit. Pas percaktimit te emrit te Totozanit nga opozita dhe miratimit ne Kuvend me shumice votash, Totozani ka nisur punen si Avokat i Popullit dhe takimin e pare zyrtar me kryeministrin, pas marrjes se detyres, e ka zhvilluar dje ne Kryeministri. Gjate ketij takimi, kryeministri Berisha i ka uruar zotit Totozani suksese ne detyren shume te rendesishme qe Kuvendi i besoi. Berisha e ka cilesuar rolin kushtetues te Avokatit te Popullit, te nje rendesie nga me themeloret ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Me tej, kryeministri Berisha eshte shprehur se me zgjedhjen e zotit Totozani u permbyll nje proces i rendesishem, per te cilin mazhoranca kishte treguar prej kohesh gatishmeri te plote, ne pranimin e kandidaturave te propozuara nga opozita, ne emerimin e funksionit te Avokatit te Popullit. Gjithashtu, kryeministri e ka siguruar Avokatin e Popullit per mbeshtetjen e plote, nga ana e qeverise shqiptare, gjate punes se ketij institucioni dhe gatishmerine per te bashkepunuar, si ne konsultimin per hartimin e legjislacionit te nevojshem, qe ka lidhje me te drejtat e njeriut, ashtu edhe ne zbatimin e rekomandimeve te Avokatit te Popullit, ne lidhje me problemet e konstatuara ne respektimin e ketyre te drejtave. Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Totozani e ka falenderuar kryeministrin Berisha per mbeshtetjen qe ai i dha ne ushtrimin e detyres se tij. Ai cmoi se mazhoranca e gjere, me te cilen u votua kandidatura e tij, e angazhon ate akoma me shume ne kryerjen e detyres ne perputhje me Kushtetuten, ligjin dhe larg ndikimeve politike, ne interes vetem te qytetarit. Gjithashtu, behet e ditur se ne takim u nda i njejti mendim ne lidhje me nevojen per t'u fokusuar ne ceshtje me rendesi themelore ne respektimin e te drejtave te njeriut. Te dy bashkebiseduesit, pasi konstatuan permiresim ne sistemin e institucioneve te vuajtjes se denimit, theksuan nevojen per te bere me shume ne kete drejtim. Gjithashtu, ata rane dakord per te bashkepunuar ne permiresim e situates ne disa fusha te tjera prioritare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›