E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha prezanton zyrtarisht kandidatin e Pogradecit

02/04/2005  Të dielën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të shkojë në qytetin e Pogradecit, në vijim të fushatës së tij elektorale me takimet e bazës. Në këtë takim. Berisha pritet të prezantojë zyrtarisht kandidatin për zgjedhjet parlamentare në Pogradec, Eris Hoxha, anëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave. Pas përfundimit të turit të parë të fushatës elektorale "Ditët e Shpresës", kreu demokrat Berisha do të ndërmarrë një tur takimesh me bazën në të gjithë vendin, tur i cili do të zgjasë deri në fillim të punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Gjatë këtyre takimeve, në krah të Berishës do të jenë dhe kandidatët, që do të garojnë në zona të ndryshme të vendit, nën siglën e PD-së. Burime në PD shprehen se ky tur takimesh do t'i shërbejnë kreut të partisë për të testuar dhe bazën, në lidhje me kandidaturat e përzgjedhura nga ai. Të njëjtat burime shprehen se gjatë këtij turi takimesh Berisha do të japë direktiva dhe për ngritjen e shtabeve elektorale nga degët e PD-së në rrethe, që do të mbështesin kandidatët në fushatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›