"Nuk ka sygjerim nga OSBE për zhvillimin e zgjedhjeve më 10 korrik"

02/04/2005 Opozita shprehet e palëkundur për afrimin e datës së zgjedhjeve
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, tha dje se opozita nuk do të ndryshojë vendimin e marrë në tryezën e partive politike, ku kërkohet afrimi i datës së zgjedhjeve. Deklarata e Topit vjen pas lajmit të bërë publik në media, sipas të cilit OSBE-ja ka sygjeruar shtyrjen e datës së zgjedhjeve më 10 korrik. "Pavarësisht këtyre sugjerimeve, që unë nuk e di se nga vijnë, demokratët nuk janë të influencuar për të ndryshuar argumentet e paraqitura në tryezën opozitare, e cila konkludoi me një kërkesë për dekretimin e zgjedhjeve më 26 qershor. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të hapur për të negociuar. Këtu nuk e kam fjalën për datën 10 korrik, por besoj se edhe institucionet e tjera duhet të jenë të gatshme që të pranojnë edhe variantin e partive opozitare", tha Topi. Ndërkohë, për të njëjtën çështjë është shprehur dje edhe sekretari për çështjet juridike në PD, Ilir Rusmali. Sipas tij, nuk ka asnjë sygjerim nga OSBE-ja për këtë çështje. "OSBE nuk i ka sugjeruar Partisë Demokratike asnjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare", tha Rusmali. Sipas sekretarit demokrat, kjo çështjë mbetet në dorë të Presidentit, ndërkohë që opozita e ka dhënë versionin e saj për këtë çështje. "Nga ana tjetër si jeni mirinformuar, PD mendimin dhe argumentet e saj për datën e zgjedhjeve e ka shprehur në një tryezë të të gjitha partive politike dhe e konsideron caktimin e datës së zgjedhjeve një kompetencë ekskluzive të Presidentit të Republikës”, u shpreh Rusmali. Reagimi i opozitës ka ardhur si pasojë e lajmit të bërë publik në media, sipas të cilit OSBE-ja i ka sygjeruar opozitës të shohë si mundësi zhvillimin e zgjedhjeve më 10 korrik. Nga ana e kampit opozitar është kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen më 26 qershor, pasi, sipas tyre, zhvillimi i zgjedhjeve më 3 korrik do të cënonte integritetin e tyre për shkak të fillimit të sezonit të pushimeve.