Karamelo: "Në minoritete kemi kandidatë fitues"
02/04/2005 Kryetari i LDLNJ-së, Ligoraq Karamelo, tha dje, për "Metropol", se është i fatshëm të bashkëpunojë me PD-në, sidomos në zonat me pakicë minoritare. Nga ana e tij, Karamelo shprehet se ka marrë kontakte me krerët më të lartë të PD-së, lidhur me formulën e bashkëpunimit. "Kemi marrë kontakte me krerët më të lartë të PD-së, dhe na është premtuar bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por takime zyrtare nuk ka pasur. Nga ana jonë, ne deri më tani jemi të gatshëm të konkurrojmë në 90 zona në të gjithë vendin, por, gjithsesi, s'kemi marrë akoma një vendim", tha Karamelo. Më tej, Karamelo shton se bashkëpunimi me PD-në do të përqëndrohet kryesisht në zonat me pakicë minoritare, ku LDLNJ-ja ndjehet dhe më e sigurtë në përzgjedhjen e kandidaturave. Sipas tij, kandidatët e katër zonave minoritare të përzgjedhura nga LDLNJ-ja, gëzojnë influencë dhe besimin e elektoratit në një masë të konsiderueshme.