E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mlladic", jep dorëheqjen ministri serb Lajic

BEOGRAD- Jep dorëheqjen në Serbi ministri përgjegjës për kapjen e të dyshuarve për krime lufte. Rasi Lajic, është larguar nga detyra me argumentin se nuk ka mundur dot të kapë ish komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic. Lajic kishte premtuar se do të kapte gjeneralin serbo-boshnjak deri në fund të vitit. Ai nuk e arriti dot këtë afat dhe me ndërgjegje ka dhënë dorëheqjen dy ditë para se të mbyllet viti 2009. Gjenerali Mlladiç akuzohet për kryerjen e genocidit në masakrën e 8 mijë myslimanëve bonshnjakë në Srebrenicë në 1995, dhe për rrethimin e Sarajevës. Arrestimi i tij është i domosdoshëm që Serbia të bëjë hapa përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në fakt një pengesë që BE kishte vendosur ndaj Serbisë për bashkëpunim të plotë me Hagën, u hoq në dhjetor të këtij viti, pas një raporti pozitiv të publikuar nga kryeprokurori i Hagës, Serxh Bramertz. Sidoqoftë vecanërisht Holanda ka deklaruar se kapja e Ratko Mlladic mbetet kusht i fortë që Serbia të bëjë hapa përpara në Bashkimin Europian. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›