Drejtori i Klinikës Qeveritare: “Sëmundjet e krerëve të shtetit”
Mjeku Halit Stojku rrëfen mbi shëndetin e Topit, Moisiut, Berishës, Topallit dhe ministrave
Emanuela Sako
Çdo ditë i shohim të veshur shik, teksa japin deklaratat e radhës. Me një ton zëri sipas çështjes për të cilën flasin, e kemi vështirë të dallojmë nëse politikani apo drejtuesit e shtetit janë sëmurë apo gëzojnë shëndet të plotë. Rrallëherë na takon të mësojmë diçka më shumë për shëndetin e tyre. Mirëpo, natyrisht, edhe ata kanë problemet e tyre. Këtë na e vërteton edhe drejtori i Klinikës Qeveritare, Halit Stojku. Në një intervistë për gazetën “Albania”, mjeku që ka përgjegjësi ndryshe nga mjekët e tjerë të vendit, na shuan kureshtjen duke na dhënë deri detaje mbi shëndetin e kryeministrit Berisha, ish-presidentit Alfred Moisiu, kryeparlamentares Jozefina Topalli, ministrave e deri te presidenti aktual, Topi, që duket se i ka vajtur mbarë deri tani, duke mos ndjerë asnjë problem shëndetësor. Të gjitha personalitetet e vendit takohen për probleme shëndetësore në një klinikë të përbashkët, që është Klinika Qeveritare. Stojku rrëfen se si i shoqëron dhe kujdeset për presidentin, kryeministrin, kryetarin e Parlamentit. Ai tregon gjithashtu se kush janë pacientët më të rregullt dhe ata që kanë frikë nga vizitat mjekësore. Sipas tij, pacienti më i rregullt i vizitës ka qenë ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, por nuk ngelet pas edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha. Madje mësojmë se ky i fundit mban një dietë rigoroze në të ngrënë dhe kujdeset për fizikun e tij, duke bërë gjimnastikë apo palestër. Mjeku patolog (i sëmundjeve të brendshme) tregon se në klinikë punon një staf i specializuar prej 6 mjekësh dhe 6 infermieresh, 24 orë pa pushim. Stojku tregon gjithashtu se është shoqërues i personaliteteve të larta të vendit gjatë vizitave që kryejnë jashtë vendit, si dhe shoqërues i delegacioneve të larta të huaja, që vijnë për takime të nivelit të lartë në vend.
Si funksionon sot Klinika Qeveritare?
Kjo klinikë sot quhet Qendra e Shërbimit Mjekësor e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndjek gjendjen shëndetësore të personaliteteve të larta shtetërore, në rang ministri e sipër, si dhe kryetarët e gjykatave, prokurorin e Përgjithshëm, kryetari i SHIK-ut. Gjithashtu ndjekim në vazhdim gjendjen shëndetësore dhe shoqërojmë në vizitat jashtë vendit dhe në rrethe presidentin e vendit, kryeministrin dhe kryetaren e Parlamentit. Ndërsa të tjerët bëjnë vizita periodike, apo konsulta kur e shohin të arsyeshme. Gjithashtu ndjekim gjendjen shëndetësore dhe shoqërojmë të gjitha personalitetet e larta të huaja që vijnë për vizita zyrtare në vendin tonë.
Sa të kujdesshëm janë për shëndetin e tyre personalitetet e vendit tonë?
Nëse do të bënim një krahasim midis tyre, do të thosha se jo të gjithë mund t’i cilësojmë të kujdesshëm për shëndetin. Vetëm një pjesë e tyre është e rregullt me vizitat mjekësore.
Gjatë gjithë kohës që ju punoni, kush mund të vlerësohet si pacienti më i rregullt?
Pacienti më i rregullt ka qenë ish-presidenti, Alfred Moisiu. Ai ishte tepër strikt me vizitat apo analizat. Ish-presidenti kishte probleme të përgjithshme dhe vuante nga sëmundje që mund të konsiderohen të moshës. Po kaq të rregullt mund ta cilësojmë edhe kryeministrin Sali Berisha. Ai është shumë korrekt në vizitat që kryen në mënyrë të herëpashershme, në regjimin ushqimor, madje deri në ushtrimet fizike. Ai është shumë korrekt, nuk abuzon me ushqimin dhe bën ecje në këmbë rreth 5 kilometra sa herë t’i jepet mundësia. Gjithashtu, bën edhe ushtrime fizike në shtëpi me pajisjet që ka.
Po presidenti aktual, z. Bamir Topi?
Presidenti gëzon shëndet të plotë. Deri tani nuk ka pasur probleme.
ǒmund të na thoni për kryeparlamentaren, Jozefina Topalli?
Mund ta cilësoj si një nga personalitetet e vendit që nuk ka ardhur fare në Klinikën Qeveritare për vizita mjekësore.
Ju keni përgjegjësi dhe për ministrat. A janë të rregullt ata?
Po. Ministrat vijnë shpesh sipas problemeve që kanë dhe kanë marrë ndihmën mjekësore. Ata përgjithësisht i respektojnë vizita për shëndetin e tyre.
Personalitetet trajtohen vetëm në ambientet e klinikës, apo edhe në ambientet e punës apo të shtëpisë?
Personalitetet trajtohen sipas problemeve shëndetësore që kanë. Ne kemi pasur raste kur kemi shkuar edhe në shtëpitë e tyre. Por, pjesa më e madhe e vizitave është kryer në ambientet e klinikës. Në klinikë më shumë detyrim e kanë të paraqiten ministrat, kryetarët e gjykatave apo kryeprokurori, ndërsa ne e kemi për detyrim primar që t’i ofrojmë shërbim në ambientet e shtëpisë presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit.
Si kujdeseni për personalitetet e huaja (delegacionet)?
Kontrollojmë ushqimin që do të konsumojnë gjatë një dreke apo darke dhe ruajmë kampione të ushqimeve në frigorifer për 24 orë. Ne shkojmë gjysmë ore para në kuzhinën e restorantit ku do të hanë vaktin personalitetet. Shohim kushtet higjieno-sanitare dhe më pas kontrollojmë edhe ushqimin, duke e provuar vetë. Në rastet kur për vizitë janë personalitete të mëdha, ne e zgjedhim vetë pjatën që do të konsumohet nga ana e tyre dhe nuk e lejojmë që të përcaktohet nga kuzhina. Ndërsa nga vendi i tyre vjen një epikrizë për gjendjen shëndetësore të një personaliteti që do të vijë në Shqipëri.
A mund të na numëroni disa raste të personaliteteve të huaja që janë kthyer në pacientë për shkak të problemeve shëndetësore gjatë vizitave?
Ka pasur mjaft raste që është kërkuar ndihmë mjekësore për delegacionet e huaja. Si rast të tillë mund të përmendim ministrin e Jashtëm kroat, i cili pati një shqetësim nga stomaku, tip spazme, dhe i është dhënë ndihmë e menjëhershme. Mund të përmend edhe nj rast tjetër që ka ndodhur para dy vitesh në Pallatin e Brigadave. Kryeministri hungarez ishte për një vizitë në Shqipëri dhe kishte marrje mendsh, pasi vuante nga spondeliartroza. U kujdesëm për të duke i matur tensionin, i bëmë vizitë për punën e zemrës etj. Ka pasur edhe mjaft raste të tjera të shoqëruesve të personaliteteve.
Sa shoqërime të delegacioneve të huaja bëni gjatë një viti?
Shoqërime të delegacioneve të huaja bëjmë rreth 200 në vit. Por kjo varet nga vizitat e tyre në vendin tonë.
Çfarë mungesash ka në klinikën që është për personalitetet e vendit dhe gjithë botës që vizitojnë Shqipërinë?
Këtë vit kemi marrë pajisje të reja. Ka pajisje për reanimacionin, aparaturën e EKO-s etj. Klinika ka në dispozicion dy autoambulanca, që i kanë të gjitha pajisjet brenda dhe që i kemi marrë që në vitin 2005. Mungon një laborator, që do të shërbente për kryerjen e analizave klinike dhe biokimike. Një pjesë të analizave i marrim këtu dhe i çojmë në spitalet e tjera për rezultatet. Këtë vit na është akorduar një fond për rikonstruksionin e dyerve dhe dritareve, të cilat kanë që në vitin 1958 që janë vendosur.
Si kryhen vizitat, në mënyrë periodike?
Përveç Presidentit të Republikës, kryeministrit dhe kryetares së Parlamentit, që janë të detyrueshme në çdo kohë dhe vend, personalitetet e tjera kryejnë vizita periodike dy herë në vit. Sigurisht që jemi në gatishmëri për çdo rast emergjent apo vizita të shpeshta, për të cilat mund të drejtohet kushdo prej tyre.
Sa financoheni nga qeveria dhe a ka mangësi të cilat ndikojnë në kryerjen e punës suaj?
Financimi që i jepet çdo vit kësaj qendre është normal. Duhet pranuar se këtu nuk ka konsum të madh të gjërave dhe ne detyrohemi t’i ndërrojmë. Ne jemi në do rast të gatshëm për një moment ndihme.
Nga sa pjesëtarë përbëhet stafi i Klinikës Qeveritare?
Këtu punojnë 6 mjekë specialistë, të specialiteteve të ndryshme, 6 infermiere, dy shoferë, një pastruese dhe një financiere. Ndërsa shërbimi është 24 orë në krye të detyrës.
A është i mjaftueshëm stafi për të përballuar situatat apo vizitat që kryejnë gjithë personalitetet e vendit?
Po, stafi është i mjaftueshëm dhe nuk ka probleme të këtij lloji.
Çfarë do të donit të ndryshonit në klinikë?
Do të doja që kjo klinikë të ishte më e hapur edhe për ambasadat e huaja. Do të doja të kishte më tepër punë. Sekretari i Ambasadës Gjermane ka parë ambientin, pajisjet, funksionin e qendrës dhe i ka pëlqyer. Ambasada Gjermane i ka bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë që stafi i tyre të vijë për kryerjen e vizitave në klinikën tonë. Kërkesa ka 3 muaj që i është dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk është kthyer ende përgjigje.
Çfarë ka humbur Klinika Qeveritare po ta krahasojmë me kohën para viteve ’90?
Më parë kjo klinikë shërbente si spital. Atëherë ka pasur mjaft aparatura dhe kushte të mira që nuk ishin në klinikat e tjera. Ndërsa sot ka mjete dhe aparatura mjaft të mira në të gjitha spitalet apo klinikat private.
Tha për...
Moisiun
“Pacienti më i rregullt ka qenë ish-presidenti Alfred Moisiu. Ai ishte tepër strikt me vizitat apo analizat. Ish-presidenti kishte probleme të përgjithshme dhe vuante nga sëmundje që mund të konsiderohen të moshës”
Berishën...
“Të rregullt mund ta cilësojmë edhe kryeministrin Sali Berisha. Ai është shumë korrekt në vizitat që kryen në mënyrë të herëpashershme, në regjimin ushqimor, madje deri në ushtrimet fizike”
Topin
“Presidenti Bamir Topi gëzon shëndet të plotë. Qëkur ka marrë detyrën e deri tani kreu i shtetit nuk ka pasur probleme me shëndetin e tij”.
Topalli
“Mund ta cilësoj si një nga personalitetet e vendit që nuk ka ardhur fare në klinikën qeveritare për vizita mjekësore.”
Ministrat
“Ministrat vijnë shpesh sipas problemeve që kanë dhe kanë marrë ndihmën mjekësore. Ata përgjithësisht i respektojnë vizita për shëndetin e tyre”.
9 Maj 2008