E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha, qeveri për familjen”

 

Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS, Valentina Leskaj, së bashku me deputetin Taulant Balla, janë takuar me banorët e fshatit Lunik në qytetin e Librazhdit, në kuadrin e prezantimit të Programit të Ri Qeverisës. Problematika e fshatit gjatë këtyre 4 viteve të fundit ka qenë më e rëndë se para vitit 2005, ka theksuar Leskaj, pasi qeveria e Sali Berishës, ka menduar më shumë për pasurimin e oborrtarëve të vet në kryeqytet. Sipas Leskajt, me programin e ri të Partisë Socialiste, fshati do të jetë në vëmendje të plotë të qeverisë së re që do të dal pas 28 qershorit, pasi është forca politike që do të ndryshoj gjithë Shqipërinë. “Ne kemi një diferencë shumë të madhe me Berishën dhe PD. Ne kemi një diferencë si nata me ditën, sepse Berisha ka ndërtuar një qeveri në shërbim të familjes së tij, ka ndërtuar një qeverisje nepotike, ka ndërtuar një qeverisje të korrupsionit, që e ka vënë tërësisht në shërbim të familjes së tij”, tha Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›