E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zevendesministrat ne loje per aleatet e PD-se

Berisha firmos largimin e Tabakut nga Ministria e Integrimit

Qeveria ne mbledhjen e djeshme mori vendim per lirimin nga detyra e zv/ministres se Integrimit Jorida Tabaku. Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te pikes 2 te nenit 6 te ligjit nr.9000 date 30.1.2003 Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave me propozimin e Kryeministrit Keshilli i Ministrave vendosi Znj. Jorida Tabaku zevendesminister i Integrimit te lirohet nga kjo detyre. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere - thuhet ne vendimin e Qeverise. Tabaku dha doreheqjen nga posti i zevendesministres per tu angazhuar ne ate te numrit dy te Bashkise se Tiranes. Kjo ishte arsyeja e vetme qe u be ndryshimi ne nivelet e dyta te qeverisjes. Tabaku nderkohe perpos postin te nenkryetares se Bashkise do te jete dhe keshilltarja e PD-se ne kete institucion te metropolit shqiptar. Largimi i Tabakut hap mundesine qe aleatet e PD-se te shpresojne ne marrjen e ndonje posti ne rang zevendesministrash. Pas mbylljes se ndryshimeve qeveritare per momentin me caktimin e Eduart Halimit dhe Aldo Bumcit si ministra per Drejtesine dhe Kulturen duket se e vetmja mundesi per aleatet e PD-se mbetet perfitimi i ndonje posti ne rang zevendesministrash. Ne nivelet e dyta te qeverisjes keto poste iu jane dhene me shume aleateve. Ditet e fundit per menyren e perfaqesimit ne qeverisje pati negociatave mes kreut te PDIU-se Shpetim Idrizi dhe liderit te mazhorances Sali Berisha. Mes tyre eshte rene dakord qe postet ne nivelet e larta te ekzekutivit te diskutohen ne muajin shtator. Per PDIU-ne eshte perfolur marrja e nje posti ministror por nuk perjashtohet qe kjo parti te kete perfaqesuesit e saj dhe ne rang zevendesministrash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›