E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët me Totozanin: Jemi kërcënuar që të largohemi nga barakat tona

Rreth 100 familje të komunitetit rom që jetojnë tek parku i autobuzave janë kërcënuar që të largohen nga vendi ku banojnë prej vitesh. Një përfaqësi e tyre janë takuar me Avokatin e Popullit Igli Totozani të cilit i kanë kërkuar ndihmë.

Ndërkohë që Avokati i Popullit ka premtuar se do ta ndjekë këtë çështje dhe të drejtat e tyre. Sipas Totozanit duhet të bëhet gjithçka që të mos përsëritet rasti i komunitetit rom tek stacioni i Trenit të cilëve iu dogjën barakat.

Komuniteti rom në Shqipëri është një prej grupeve të cilëve iu shkelen mjaft të drejta. Kohët e fundit ky komunitet ka zhvilluar disa protesta në kërkim të të drejtave të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›