Tiranë, plagosen me armë dy vëllezër në Yzberisht
Dy vëllezër janë plagosur mesditën e sotme me armë në Tiranë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Yzberishtit, në periferi të kryeqytetit ku dy vëllezërit Erjon dhe Klodian Demaj janë qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar me shpejtësi.
Menjëherë dy dy vëllezërit e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende motivet e plagosjes së dy vëllezërve ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.