Berisha rrënoi ekonominë
Dade
Përpos akuzave për korrupsion dhe manipulim, Kryeministri i vendit Sali Berisha është akuzuar së fundmi edhe si frikacak. Deputetja Arta Dade, duke folur dje nga podiumi i protestës së opozitës, ka kërkuar hapjen e kutive të votimit, të cilat përveçse do të mundësonin transparencën, me gjasë do të vrisnin edhe frikën që mban të lidhur këtë pushtet që e refuzon atë. “Hapi kutitë Sali Berisha që t’u tregosh shqiptarëve se si u ke tjetërsuar vullnetin e lirë për të zgjedhur. Sali Berisha, nuk është burrëri të qëndrosh në frëngjinë tënde, mbasi ke tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, mbasi i ke zhvatur ata për pesë vjet, duke rrënuar ekonominë familjare dhe të vendit, mbasi u ke grabitur pronën dhe tokën me ligj”, u shpreh Dade.
#