Berisha rreziku për drejtësinë
Brisida Gjikondi
Berisha pak ditë më parë në Elbasan për sa i takon vizionit dhe konceptit të tij për luftën kundër korrupsionit... në ligjëratë të drejtë u shpreh: “Po të jetë mjek është një bluzë-zi dhe jo bluzë-bardhë, po qe gjykatës është më i zi se krimineli që dënon dhe po qe prokuror është më i zi se krimineli që ndjek, po qe zyrtar është një faqezi që nuk duhet të jetë aty ku është, ndaj kundër tyre fitohet duke mos dhënë ryshfet, por duke i dhënë atë që meriton, prangat dhe vetëm prangat”. Rikujtoj Sali Berisha është Kryeministri i shqiptarëve të 2008-ës. Kryeministri është një institucion ekzekutiv, që siç është përcaktuar qartë në Kushtetutën e çnderuar tashmë të shqiptarëve në nenin 7 të saj përcaktohet qartë: “Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor”. Por për Berishën të gjitha kështjellat tashmë kanë rënë e janë shkërmoqur në këmbët e tij. Agresioni i tij përpos fyerjeve vulgare kundrejt profesioneve të nderuara dhe me vlera kombëtare, ka kohë që është konkretizuar në agresion faktik. Gjithkush arrin të kuptojë se ai po shkel e po sulmon në një tokë që s’është e tija. Prokuroria, Gjyqësori nuk janë pjesë e prangave të tij dhe kjo jo veç parimisht, por de facto dhe de jure. Fyerjet, shpifjet denigrimet dhe energjitë negative që gjenerohen nga zëri dhe sytë e tij, janë një paralajmërim i frikshëm për çdo shqiptar që aspiron rehati dhe pak paqe në këtë vend, ku agresioni rri tërë kohës pezull në qiell. Për hir të së vërtetës, askush nuk ngre iluzione se vërtet ç’ka çirret Kryeministri nëpër Shqipëri për denoncimin e tij për faqezinjtë dhe prangat që i presin ata, rivërtetojnë pa lodhur e pa reshtur tragjedinë që ka kapluar mbarë Shqipërinë. Kush është ky zotëri që denoncon kaq dhunshëm ? Çfarë mjetesh ka ky institucion në dorë, pse s’i ka përdorur? Kujt dhe me kë po flet? Më rezulton e pamundur të ruaj qetësinë kundrejt këtij personazhi tragjik dhe grotesk për fatet e kombit tim, guximi i tij për të fyer kujtesën, intelektin dhe realitetin e mbarë-shqiptarëve është i frikshëm. Më prishin qetësinë njerëzit duar gjak, që sot janë të parët e Shqipërisë, kujtesa e SHIK-ut të Gazidedes që sot është i pari i ZRPP-së, Sefgjini i pari i Taks-Tatimeve, Memia i pari i ALUIZNI-t dhe Berisha i ‘97 i pari i të parëve. Gërdeci po mpikset, siç mpiksen të gjitha krimet shtetërore këtu në Shqipëri dhe për të realizuar gjithë këto kamuflime si përherë z. Berisha i vijnë në ndihmë pseudo opozitarët duart-pisët e 21 Prillit. Ulërimat dhe kërcënimet e tij të papërcaktuara nëpër Shqipëri, në vetvete përbëjnë paragjykim dhe presion të hapur e të paprecedent kundrejt Sistemit të Drejtësisë shqiptare. Rrezikshmërinë e zotit Berisha askush s’mund ta vë në dyshim, provat janë me kile kur thotë populli, aq sa emri i Remzi Hoxhës, Flavio Deliut dhe qindrat e ‘97-ës mjaftojnë që një popull, sistem drejtësie, shoqëri civile dhe jo civile ta bëjnë të heshtë. Kërcënimet e tij paracaktuan triumfin e Sefgjinit, paracaktojnë të njëjtin fat për Delijorgjin dhe drejtësinë e munguar që pret viktimat e Gërdecit dhe Referendumin. Askush s’mund të vë në dyshim se fjalët Berisha i ka vepra pa i gërmëzuar ende, Topalli, guxon e godet aq sa ai shtrin krahun pjesa tjetër është sikur të luash shtëpiash.