Presidenti dhe “precedenti”!
Martin Leka
Një president normal dhe një precedent negativ. Kështu mund të cilësohet në vija të përgjithshme ajo që ndodhi dje në Komisionin e Ligjeve të Parlamentit të Shqipërisë dhe që pritet ... të “vuloset” në seancë parlamentare. Siç dihet, bëhet fjalë për dekretet e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Kjo që po ndodh, fillimisht është komentuar me nuanca protagonizmi, ku palëve u është atribuuar më shumë sipërfaqja se thelbi. Pra, është dhënë ideja sipërfaqësore e një konflikti protagonizmi mes Topit e Berishës, konflikt në të cilën për llogari të këtij të fundit dhe jo rastësisht, është futur Topalli. Kjo zonjë, e njohur më shumë për udhëtimet e saj ekzotike parlamentare me paratë e taksapaguesve shqiptarë, si asnjë kryeparlamentar në këto dy dekada (rruga e fundit është këto ditë në Marok), duket se ende nuk e di se Bamir Topi është President i Republikës dhe jo nënkryetar i Partisë Demokratike(?!) Ndryshe nuk kishte pse të mbante prej një muaji pezull dekretet e Presidentit të Republikës, ndërkohë që rregullorja e përcakton qartë përmes nenit 26, pika 7, imponimin e futjes automatike për shqyrtim të dekreteve të Presidentit. Më tej, është mbledhur Komisioni i Ligjeve dhe siç është lajmëruar, ky komision do të paraqitet me dy raporte. Do të thotë se kemi dy palë. Do të thotë se është hapur një konflikt institucional, i cili po nxjerr në breg plot probleme të tjera, jashtë fjalëve “kodra pas bregut” të zonjës Topalli, e cila sa herë flet për procedurë, bën nga një katrahurë politike apo vë në rresht ca juristë të lodhur dhe i nxjerr në TV për të thënë se ajo ka të drejtë...
Duke u munduar të fshihet pas “procedurave”, Topalli dhe përmes saj maxhoranca apo Berisha, kërkon të fshehë pikërisht të vërtetën, thelbin e problemit. Kjo tashmë është bërë e qartë. Ata nuk janë dakord me dy nga pesë anëtarët e dekretuar të Gjykatës së Lartë dhe gjithë këtë luftë institucionale dhe të paprincip, e bëjnë për të pasur nën kontroll këtë institucion gjyqësor me peshë mjaft të rëndësishme për drejtësinë. Nga ana tjetër, motivet politike nuk mund të fshihen, nëse kemi në konsideratë faktin e bërë publik edhe nga politikanë të njohur si zoti Ngjela dhe e thënë shqip se kontrolli mbi këtë gjykatë kërkohet të bëhet vetëm për efekt të gjykimit nga ana e saj të zyrtarëve me imunitet.
Komisioni i Ligjeve dje jo rastësisht është marrë me kontestimin e procedurave. Në fakt, duhej të ishte marrë me dekretet e Presidentit, me emrat konkretë. Por pikërisht këtu qëndron “kleçka”. Nëse do të merreshin me emrat konkretë, zor se do të kishte kush guximin të kontestonte ndonjë nga emrat e dekretuar të Presidentit. Për çfarë mund të kontestoheshin?! Përsëri duke u fshehur pas “fustanit” të procedurës, kërkohet të eliminohet votimi i fshehtë. Këtu dalim tek thelbi. Ajo që shqetëson me të vërtetë Topallin e Berishën është pikërisht një votim i fshehtë në parlament, i cili do t’i hiqte maxhorancës “fustanin” e demagogjisë “procedurale” për të cilën flasin Beja, Topalli etj.
Kjo pra është panorama aspak demokratike që vërehet në të ashtuquajturin konflikt mes Presidentit dhe maxhorancës. Dhe siç e thamë më lart, ky nuk është thjesht dhe vetëm për kufij protagonizmi mes kreut të shtetit dhe ndonjë përfaqësuesi të maxhorancës, por po shndërrohet dukshëm në një konflikt institucional, në një precedent të rrezikshëm për demokracinë.
Topalli dhe gjithkush që fshihet pas saj, duhet ta kuptojnë se Bamir Topi është President i Republikës e jo nënkryetar i Partisë Demokratike; se Bamir Topi është kreu i shtetit dhe jo kryetar i Grupit Parlamentar të maxhorancës; se ai është President i Shqipërisë dhe jo i partisë.
…Shpresojmë ta kuptojë këtë edhe zonja Topalli, pas vizitës në Marokun e “Zhades”…