E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu, takim me Boden në ministri

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, është duke kërkuar kohët e fundit një ndërmjetës për të mësuar veprimet më të fundit të shefit të qeverisë, në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Largimi i tij nga kabineti qeveritar dhe mospërfaqësimi i tij në rang ministrash i ka kushtuar këtij të fundit edhe diferencimin nga zhvillimet më të fundit që ndodhin brenda godinës së Kryeministrisë që ka mbledhje qeverie. Vetëm 5 minuta përpara se të fillonte mbledhja e qeverisë, kreu i republikanëve ka dalë nga godina e Ministrisë së Financave, ku është takuar me një ndër miqtë e tij më të ngushtë brenda Partisë Demokratike, Ridvan Boden. Kohët e fundit janë shpeshtuar takimet e Mediut me eksponentët e lartë të PD-së, që pas konferencës më të fundit të Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, lidhur me ngjarjen e Gërdecit. Megjithëse është shprehur i gatshëm të hetohet lidhur me këtë ngjarje, frika e republikanëve për kryetarin e tyre është në dozat më të larta, duke iu referuar zhvillimeve më të fundit politike. Ngjarja e Gërdecit i kushtoi PR-së një barrë të rëndë lidhur me përfaqësimin e saj në qeveri, duke e lënë vetëm të përfaqësuar në rang zv/ministrash. Qëndrimi i fundit i prokurorisë ka shpeshtuar takimet e Mediut me Berishën dhe gjatë ditës së djeshme edhe me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Boden.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›