E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Heqja e vizave, Italia mbeshtet Shqiperine"

Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini, se bashku me disa ministra te Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, kane kerkuar nga Komisioni Evropian permbylljen sa me te shpejte te procedurave te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Kjo eshte iniciativa me e fundit e ndermarre nga kreu i diplomacise italiane, e cila eshte bere e ditur nga nensekretari i Puneve te Jashtme te Italise, senatori Alfredo Mantica, qe ndodhej dje ne Tirane ne kuader te nje turi rajonal. Ne viziten e tij ne vendin tone, ai u prit nga zevendesministrja e Puneve te Jashtme, Edith Harxhi. Ajo e falenderoi ne emer te qeverise shqiptare, zyrtarin e larte italian per mbeshtetjen e fuqishme te Italise ne procesin e liberalizimit te vizave dhe integrimit evropian te Shqiperise. Gjate takimit, u diskutua mbi nivelin e shkelqyer te marredhenieve mes dy vendeve, bashkepunimin rajonal si dhe mbi procesin e integrimit evropian dhe liberalizimit te vizave per Shqiperine. Gjithashtu u bisedua edhe mbi pergatitjet qe po behen ne kuader te Marreveshjes se Bashkepunimit, mes dy Ministrive te Puneve te Jashtme, per mbulimin reciprok diplomatik. Ne kuader te nismave rajonale u diskutua mbi organizimin e Takimit te Keshillit te Ministrave te Jashtem te vendeve anetare te Nismes se Adriatikut dhe Jonit (NAJ), qe do te zhvillohet me date 5 Maj 2010, ne Ankona te Italise. Ne kete Ministerial, pritet rilancimi i Nismes Adriatiko-Joniane dhe pritet te shprehet mbeshtetja politike per Projektin e Strategjise Evropiane te makro-rajonit Adriatiko-Jonian. Dy palet shprehen bindjen se rivitalizimi i kesaj nisme me nje strategji konkrete te bashkepunimit mes 8 vendeve anetare, tre prej te cileve jane anetare te BE-se, do te lehtesoje procesin e integrimit evropian te vendeve te tjera jo-anetare. D.D

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›