Emigrantët largohen pas pushimeve
Autori i Lajmit: red.
Ditët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë që, pas pushimeve verore në vendlindje, po kthehen në shtetet ku ata jetojnë dhe punojnë. Fluksi më i ndjeshëm po vihet re në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, nga ku mendohet të kenë hyrë për pushime në Shqipëri rreth 300 mijë emigrantë. Vetëm 24 orët e fundit në dy prej pikave kryesore, Kakavijë dhe Kapshticë, kanë kaluar 17 mijë e dyqind shtetas dhe rreth 2700 makina.
Numri gjithnjë në rritje i emigrantëve si dhe kapacitetet e kufizuara në pikat doganore të të dy vendeve kanë bërë që herë pas here të krijohen radhë të gjata me makinat e emigrantëve që i kalojnë disa kilometra. Në jug të Shqipërisë, autoritetet e kufirit po u sugjerojne emigrantëve kalimin në pikat kufitare të Tre Urave në Përmet dhe të Qafë-Botës në Sarandë. Ndërkohë një numër i madh emigrantësh vihet re edhe në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës, ku nuk kanë munguar orët e kaosit për shkak të numrit shumë të madh të personave që duan të udhëtojnë me tragete. Bashkë me rritjen e fluksit të kthimit të emigrantëve, autoritetet shqiptare po konstatojnë edhe aktivizimin e disa organizatave kriminale që merren me trafikun e klandestinëve.
Veçanërisht, kjo po vihet re në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe në drejtim të Italisë. Sipas të dhënave, të paktën 210 shtetas janë ndaluar për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008