Godo apel Berishës: “Bashko të djathtën”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryetari i nderit i Asamblesë Republikane, Sabri Godo, kërkon që Partia Demokratike të nisë menjëherë diskutimet me aleatët për të përcaktuar formulën e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Godo thotë se Kodi Zgjedhor duhet mbyllur brenda shtatorit, pasi tashmë kemi hyrë në një vit elektoral dhe, nëse ecim me këto ritme, do të shkojmë në zgjedhje të papërgatitur. Republikani Godo komentoi gjithashtu edhe lëvizjet më të fundit në radhët e koalicionit të djathtë dhe shtoi se PR-ja nuk e shikon në perspektivë shkrirjen me PD-në, pasi kjo parti ka identitetin e saj. Godo ka theksuar se “nuk bëhet fjalë për shkrirje. Ne kemi historinë tonë me të cilën identifikohemi, veç kësaj nuk mendoj se kjo do të shkonte në dobi të së djathtës. Ka njerëz, dhe ne duhet t i pranojmë, që nuk duan të votojnë për Partinë Demokratike, le të themi. Dhe duhet të kenë një alternativë tjetër në të djathtë, për kë të votojnë. Shkrirja nuk mund të bëhet një shkrirje e përgjithshme, nuk më duket një gjë e mirë. Në qoftë se ndonjë parti dëshiron të shkrihet, si për zotin Pollo që shikon më të udhës të kthehet në partinë nga ka dalë, kjo është punë për të”. Për sa i përket Kodit të ri Zgjedhor, i cili po ndërtohet dhe që është proporcional rajonal, kryerepublikani tha se “Ky nuk është një sistem i mirë. Megjithatë duket se do të imponohet nga dy partitë e mëdha. Deri tani PD-ja ka thënë se është e hapur për çdo lloj propozimi, po unë mendoj se ajo vetë duhet të sqarojë më mirë idetë e saj, të thotë si jemi për këtë koalicion dhe pastaj të tjerët, aleatët, të bëjnë llogaritë e tyre se u leverdis apo jo. Në ç mënyrë duhet të bashkëpunojmë për të dalë së bashku në zgjedhje, janë disa forma që mund të ndiqen, por të tëra duhet të diskutohen dhe të precizohen mirë. Thonë se në shtator do të merren kontakte dhe do të ketë zhvillime për këtë çështje, mendoj se nuk duhet të shtyhet më gjatë siç ka ndodhur dhe herë të tjera. Gjithnjë është menduar se kemi kohë përpara! Pastaj ndodhemi befasisht në zgjedhje të papërgatitur dhe ajo të çon në humbje. Kështu që tani, sipas meje, duhet të precizohen mirë marrëdhëniet që do të jenë brenda koalicionit. Dhe kjo duhet të marrë fund jo më shumë se gjatë muajit shtator. Ne duhet të sqarojmë sistemin e ri elektoral, të cilin akoma nuk e kemi në dorë. Dhe jo të nisemi me mendimin se tashmë kemi ngritur fushatën paraelektorale dhe duhet të hyjmë me ide të qarta dhe synime të qarta. Unë them edhe një herë që ne duhet të fshijmë nga mendja 2005-ën, koalicionet e bëra atëhere, e pa gjithë bota që kishim të bënim më atë që quhet “Dushk”. Dhe në vend të kodit duhet të bëjmë atë që a do të bëjmë zgjedhje elektorale korrekte dhe të pranueshme nga palët apo do të ndodhemi në fakt përpara ndonjë kontestimi, domethënë të rikthehemi tek rruga që kemi përshkuar gjatë 17 vjetëve të kaluara. Ky do të ishte një dëm i madh për Shqipërinë dhe i pandreqshëm. Prandaj them se në radhë të parë, duhet të shikohet kjo. Siç do të bëhen zgjedhje të pastra dhe korrekte, ashtu duhet të jetë ligji elektoral ashtu duhet të jenë dhe koalicionet. Me ndryshimet që u bënë në Kushtetutë është e parealizueshme, rishikimi i sistemit zgjedhor, me iniciativën që kanë marrë këto dy partitë e mëdha që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. E them se prapë po hyjmë në një lojë të fëlliqur me këtë lloj ligji elektoral, i cili përjashton proporcionalin në shkallë kombëtare, në fund vijmë tek ajo që thotë LSI-ja dhe unë bashkohem pothuajse në pjesën më të madhe me Ilir Metën. Të gjitha duhet të përcaktohen në kodin e ri elektoral. Nuk mund të mos u bëjmë depolitizimin këtyre komisioneve zgjedhore, prandaj edhe unë jam i mendimit se mund të kishim komisione të përbëra nga gjyqtarë, arsimtarë etj, të pavarur nga partitë dhe të mos binin pre e mumërimit të ardhshëm të votave. Po të shikojmë tani se çdo të bëjmë me këtë, gjithë e keqja është se çdo gjë mbetet pezull, e shtyrë në kohë, dhe zvarritjet janë më e keqja që mund të bëhet”, - ka përfunduar Presidenti i Nderit të PR-së, Sabri Godo.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008