E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, humbin jetën në aksident dy fëmijë shqiptarë

Autori i Lajmit: red.
Dy familje shqiptare që jetojnë në Itali kanë humbur dje fëmijët e tyre në një aksident tragjik. Dy fëmijë kanë vdekur dje gjatë një aksidenti me makinë në Peskara, Ngjarja e parë e rëndë ka ndodhur në zonën e Peskarës kur një familje shqiptare me katër persona, që udhëtonte me makinë në këtë zonë, është përplasur me një kamion. Policia e shtetit fqinj bën të ditur se për pasojë kanë humbur jetën dy fëmijë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 4-vjeçare të afërm me njëri-tjetrin. Dy prindërit e njërit prej fëmijëve kanë mbijetuar dhe janë shtruar në spital. Sipas të njëjtave burime, mësohet se babai i fëmijëve është shtruar në spitalin e Çietit dhe nëna në spitalin e Peskarës. Por mësohet se edhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rëndë. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, bën të ditur se makina drejtohej nga babai i njërit prej fëmijëve. Nuk konfirmohen emrat e të aksidentuarve, pasi policia italiane po punon ende për identifikimin e tyre.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›