E Diel, 1 Nëntor 2026

Antidroga, zbulon plantacione me hashash në Mashkullorë

Autori i Lajmit: red.
Policia e Gjirokastrës është rikthyer dje në mesditë në Mashkullorë në një aksion të befasishëm antidrogë, tri ditë pasi zbuloi plantacione të tëra me marijuanë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, e zhvilloi operacionin për evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në vendin e quajtur Përroi i Lenicës, rreth një kilometër mbi fshatin Mashkullorë të rrethit Gjirokastër. Sipas të njëjtave burime, mësohet se nga operacioni u bë i mundur evidentimi i 3 parcelave të hapura rishtas për të kultivuar bimë narkotike. Mësohet se në këto parcela u evidentuan gjithsej 1225 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të cilat varionin nga 200 centimetra deri në 220 centimetra të larta. Në momentin e mbërritjes së policisë në këto parcela nuk është evidentuar asnjë person. Ndërkohë në aksionet e kohëve të fundit të policisë në Gjirokastër, mësohet se janë shkatërruar rreth 25 mijë rrënjë kanabis sativa në të gjithë qarkun, ndërsa janë evidentuar 53 raste, ku janë proceduar penalisht 32 autorë.

Ky lajm është publikuar: 26/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›