Berisha shkon në Kongresin e PPE-së
Kryeministri Berisha është nisur dje për një vizitë dyditore në Bon, në Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin Statusor të Partive Popullore Europiane, i cili zhvillohet në datat 9-10 dhjetor në Uorld Conference Centre dhe është evenimenti më i madh për Partitë Popullore Europiane, që pas qershorit 2009. Bëhet me dijeni se gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të jetë pjesëmarrës në aktivitetet dhe seminaret e organizuara nga Qendra për Studimet Europiane, me temë "Domethënia e vitit ‘89 - Mësime për shekullin XXI", si dhe në seksionet dhe punimet e Kongresit të Partive Popullore Europiane, gjatë së cilit ai do të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse.