Presidenti turk, vizitë dyditore në Tiranë
Mbërrin sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare dyditore Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl. Kreu i shtetit shqiptar
do e mirëpresë homologun e tij turk përgjatë një ceremonie zyrtare që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në vijim, dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të drejtojnë bisedimet bilaterale mes delegacioneve respektive. Në prani të dy presidentëve do të nënshkruhet edhe protokolli i bashkëpunimit mes ministrive të Punëve të Jashtme reciproke. Në përfundim, Presidenti Topi dhe Presidenti turk, Gyl, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërsa ditën tjetër, dy presidentët do të përshëndesin punimet e Forumit të Biznesit Shqiptaro-Turk.