Mima: Bashkia shkeli vendimin e KRT-së
Deputeti i Partisë Demokratike, Florian Mima, ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Ramën, se po shkel një vendim të KRT-së.
Bëhet fjalë për kuadratin S-15, pranë zonës së Ali Demit, i cili në mars të vitit 2005 figuron i destinuar për ndërtimin e objekteve parashkollore, kopshteve dhe çerdheve. Në atë bllok ndodhen dy blloqe të mëdha banimi, të dhëna për firmën "Matriks" shpk, në pronësi të shtetasit Leskaj. Shkelja e dytë që kemi denoncuar ka të bëjë me spostimin e lumit të Lanës dhe afrimin e tij në një distancë prej më shumë se 300 metrash, me arsyen e vetme që rruga e cila shoqëron Lanën, e cila do të jetë rrugë kryesore njësoj si bulevardi "Zhan D‘Ark", të afrohet në derë të këtij objekti.