Padia ndaj Bollanos, flet pronari i tokës së zaptuar
Ende pa mbaruar punë me drejtësinë për "shpërdorimin e detyrës" në rastin e tabelave, Vasil Bollano do të ulet në bankën e të akuzuarve edhe për veprën penale të "falsifikimit të dokumenteve". Bashkëqytetarët e tij kanë arritur ta vënë përpara përgjegjësisë njeriun aq shumë të akuzuar verbalist, por asnjëherë të penalizuar.
Një nga personat që ka ngritur padinë e fundit për Vasil Bollanon, Pirro Çali, tregon se prej vitesh është përpjekur të gjejë të drejtën, por vetëm tani ka arritur të vërë në lëvizje organet e drejtësisë.
Çali, një ish-mësues i dënuar për agjitacion e propagandë në kohën e monizmit, tregon se me një vendim të vitit 1995 atij i është njohur një pjesë trualli prej 3000 metrash katrorë në qytetin e Himarës. Por në vitin 2005, në këtë tokë nisi ndërtimi i një banese dykatëshe, pas saj vijoi me ndërtimin e një tjetër banese, ndërkohë që janë hedhur themelet për një ndërtesë të re.
Çali thotë se për sa i përket kësaj prone, kreu i bashkisë ka nisur një kërkesë për verifikim nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe nga kjo agjenci i është dhënë përgjigjja që rikonfirmonte pronësinë e Pirro Çalit.
"Por pavarësisht se disponoja të gjitha dokumentacionet nga institucionet shtetërore, Vasil Bollano i dha një leje ndërtimi vajzës së personit që më kishte zaptuar pronën, për të ndërtuar mbi pronën time", thotë Çali.
Sipas tij, për vite me radhë kryetari i Bashkisë së Himarës nuk ka pranuar t‘i japë shpjegime. Kallëzuesi Çali thotë për gazetën "Shqip" se vendimi i fundit i prokurorisë për të çuar në ndjekje penale kreun e Bashkisë së Himarës është i drejtë, madje i vonuar, pasi në drejtim të Bollanos ka depozituar edhe dy kallëzime më parë, por ato nuk ishin marrë parasysh edhe pse sipas tij ishin paraqitur të gjitha provat për shkelje të ligjit.
Pirro Çali thotë se kreu i bashkisë duhet të japë llogari patjetër për pronën e tij dhe bën apel që çështja të zgjidhet sa më parë. "Tokat që unë disponoj me dokumentacion të rregullt dhe që i kam trashëgimi nga të parët, po që sot shfrytëzohen nga njerëzit e Bollanos dhe miqtë e tij, janë në një zonë turistike që quhet Spile. Toka ndodhet mbi stadiumin e Himarës, që është edhe një zonë e qetë. Në tre ndërtesat për të cilat është dhënë leja, dy prej të cilave janë ngritur gjatë sezonit veror, shfrytëzohen nga njerëzit e Bollanos", thotë Pirroja.
Ai shton se nuk ka dashur të bëjë vetëgjyqësi dhe ka pritur që drejtësia të veprojë. "Unë kam shumë djem dhe nipër, që mund të kishin bërë dhe diçka të papëlqyeshme, por unë i jam drejtuar shtetit që të më japë atë që më takon, atë që më kanë lënë të parët e mi", thotë Çali.
"Unë akuzoj drejtpërdrejt Vasil Bollanon, i cili u ka dhënë tokën time të tjerëve. Gjithashtu akuza është dhe për nëpunësit e bashkisë, që kanë bashkëpunuar në këto vendime të padrejta", thotë himarjoti, që tani pret përfundimin e procesit penal të nisur ndaj kryebashkiakut të tij.