E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Mitingu, Berisha shkeli tre ligje

Partia Socialiste akuzoi dje Kryeministrin, se brenda një dite ka shkelur tre ligje të rëndësishme për të organizuar antimitingun. Deputeti socialist, Blendi Klosi, vuri në dukje se është shkelur ligji i statusit për nëpunësit civil, ligji i etikës

dhe ligji për arsimin parauniversitar. "Tentativa e Sali Berishës për të realizuar një antimiting shtetëror për të mos hapur kutitë, duke shfrytëzuar një datë të shënuar dhe historike për memorien e shqiptarëve, u kushtoi qytetarëve të këtij vendi përveç kostove marramendëse financiare dhe një ditë të paralizuar administrative", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›