Pierre Lellouche mbërrin në Shqipëri
Sekretari i Shtetit i ngarkuar me çështjet europiane, z.Pierre Lellouche, do të kryejë një vizitë në Shqipëri në datat 10 dhe 11 dhjetor 2009. Zoti Lellouche do të manifestojë me këtë rast mbështetjen e Francës në lidhje me përpjekjet e Shqipërisë për përafrimin me Bashkimin Europian. Është vizita e parë e Sekretarit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës, stabilizimi dhe integrimi europian i këtij rajoni është një prioritet. Lellouche do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta, Ministren e Integrimit Europian Majlinda Bregu dhe shefin e delegacionit të BE-së, zotin Lohan.