Berisha: Task forcë për gjetjen e viktimave të komunizmit

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Zbulimi i varrit masiv
në malin e Dajtit ka bërë që qeveria të marrë masa konkrete për zbulimin e
rreth 4 mijë viktimave që paidentifikuara të komunizmit. Kryeministri Sali
Berisha, deklaroi sot gjatë mbledhje së qeverisë se është e nevojshme ngritja e
një grupi pune që do të merret posaçërisht me kërkimin dhe gjetjen e viktimave
të komunizmit.
Kërkoj ngritjen e një task force që do të
merret me kërkimin, gjetjen, e trupave të burrave dhe grave që u ekzekutuan
barbarisht nga regjimi hoxhist, vetëm se besonin te fjala e lirë. Tek zoti dhe
tek vendi i tyre, në vlerat që janë sa hyjnore dhe njerëzore, u shpreh
kryeministri Sali Berisha gjeta mbledhjes së qeverisë.
xh.q/NOA