E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma që ndezi një debat mes ekspertëve

Përplasjet

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnie dhe feje, pritet të kryhet për herë të parë në vendin tonë. Si pasojë e kësaj risie dhe problemeve të shumta të krijuara në të shkuarën me etninë e deklaruar nga shqiptarë për qëllime përfitimi, ky proces ka ndezur debate të ashpra në vend. Një pjesë e madhe e intelektualëve, historianëve dhe politikanëve shprehen kategorikisht kundër kryerjes së këtij regjistrimi mbi baza fetare dhe etnie. Në argumentimet e tyre kundër kësaj nisme, ata theksojnë se Shqipëria ende mbetet një vend që nuk e ka fituar lëvizjen e lirë dhe me probleme ekonomike. Nisur nga kjo, kundërshtarët e kësaj mënyre regjistrimi shprehen se vendet fqinje mund ta shfrytëzojnë këtë situatë për të rritur në mënyrë fiktive numrin e minoriteteve të tyre në vendin tonë. Madje shumë prej tyre kanë theksuar se kjo nismë është kërkuar nga qarqet shoviniste greke, pikërisht për të shtuar numrin e minoritetit grek.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›