E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Shitja e pasurive publike për të mbushur arkën e shtetit

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Nisma më e fundit e
qeverisë për privatizimin e aseteve shtetërore është cilësuar nga Partia
Socialiste si një lëvizje për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, tha në një
konferencë për shtyp se qeveria ka dështuar me politikat e saj ekonomike. Sipas
Braçes qeveria dështoi në përballimin e krizës ekonomike duke rënduar dhe më
tej bilancin negativ buxhetor.

Deputeti i PS-së shtoi se tashmë kriza
ekonomike ka prekur financat e çdo qytetari shqiptarë.

Reagimi i PS-së për situatën ekonomike ka
ardhur një ditë pas deklaratës së kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se
gjatë këtij viti do të privatizohet pjesa e mbetur e aseteve publike.

xh.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›