BSH, rregulla të reja për licencimin dhe veprimtarinë e bankave të huaja
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të miratojë javën e ardhshme projekt-rregulloren "Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe të degëve të bankave të huaja në vendin tonë", bënë të ditur burime nga Banka Qendrore. Sipas BSH-së, projekt-rregullorja parashikon forcimin e masave për veprimtaritë e bankave tregtare, një pjesë e të cilave janë me kapital të huaj, përballë krizës financiare ndërkombëtare. Banka e Shqipërisë bën të ditur se në axhendën e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës janë parashikuar për shqyrtim dhe miratim edhe disa çështje të tjera si "Për disa ndryshime në rregulloren "Për strukturën e pagave bazuar në klasifikimin e vendeve të punë në Bankën e Shqipërisë"”, "Ecuria e rezervës valutore dhe e portofoleve të investimeve për muajin janar të vitit 2009" si dhe informacionin "Mbi Raportin e Tranzicionit 2008 të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)".